Malaj shkarkohet nga socialistët nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kolegët e tij në Partinë Socialiste dhe një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë votuar për shkarkimin e Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vetëm 72 vota u dhanë për shkarkimin e Malajt, ndërkohë që 71 është minimumi për çdo vendim që duhet të miratohet në Parlament.

10 deputetë u shprehën kundër shkarkimit të ish-deputetit të PS-së, njëri abstenoi dhe 5 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Sa i përket emërimit të Arben Ahmetajt si ministër për Rindërtimin, 97 deputetë votuan pro propozimit të kryeministrit Edi Rama, 2 votuan kundër dhe 1 abstenoi.

Share This Article