Male me kokainë, policia peruane zbulon sasinë gjigante të drogës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Perusë bën me dije së ka sekuestruar më shumë se 5 tonelata lëndë narkotike të llojit kokainë gjatë disa operacioneve që nisën në datën 25 mars.

Gjithashtu bëhet me dije se u sekuestruan dhjetëra armë zjarri si dhe u zbuluan disa laboratorë për prodhimin e lëndëve narkotike.

Sipas drejtorit të policisë Deny Rodriguez nëse droga do të arrinte në tregjet perëndimore do të arrinte një vlerë prej 140 milionë dollarësh.

Të dhënat e policisë peruane bëjnë me dije se gjatë vitit 2022 janë ndërmarrë 4421 operacione antidrogë, gjatë të cilave janë arrestuar 959 persona.

Share This Article