Malësi e Madhe/ Babai dhe dy djemtë rrahin barbarisht dhëndrin 41-vjeçar, Policia parandalon përshkallëzimin dhe i arreston të tre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Dhunuan dhëndrin pas sherrit, arrestohen 3 anëtarët e familjes, babai dhe dy djemtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe, pas një sherri në familje, në fshatin Flakë, teksa policia e Komisariatit shkoi menjëherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe ndonjë ngjarje të mundshme tragjike.

Dhëndri 41-vjeçar ka marrë dëmtime serioze në trup dhe kokë, por pas mjekimit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“U arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup”, tha policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article