Malësi e Madhe, të shtëna me armë zjarri. Plagoset 28-vjeçari. Policia: Ja si ndodhi ngjarja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe kur rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj është plagosur një 28-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta “mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.”

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B.,  pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin  E. G”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K,  i përfshirë në konflikt. Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article