Mali dëbon ambasadorin francez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët ushtarak në Mali kanë dëbuar ambasadorin francez për shkak të asaj që e quajnë komente të “neveritshme” të bëra nga Ministri i Jashtëm i Francës në lidhje me qeverinë e tranzicionit, raporton BBC.

Franca ka thënë se e ka ftuar ambasadorin Joel Meyer të kthehet. Meyerit i janë dhënë 72 orë të largohet.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian javën e kaluar tha se liderët ushtarakë të Malit janë “jolegjitim” dhe “jashtë kontrollit”.

Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara për rritjen e ndikimit të Rusisë në ish-kolninë franceze.

Moska raportohet se ka dërguar këshilltarë ushtarakë në javët e fundit për të ndihmuar forcat lokale të sigurisë në luftë kundër kryengritjeve të xhihadistëve. Në raportet e pakonfirmuara thuhet se qindra mercenarë rusë po operojnë në Mali.

Share This Article