Mali i Zi/ Arrestohet Veselin Veljoviç, Ish-drejtori i Policisë akuzohet për krijim të një organizate kriminale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviç, u arrestua mëngjesin e së hënës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit fqinj.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “krijim të një organizate kriminale, abuzim me pozitën zyrtare dhe kontrabandë”. 

Departamenti i Policisë Speciale, në bashkëpunim me EUROPOL-in, po kryen kontroll edhe në disa banesa në Podgoricë, Nikshiç, Zhabljak dhe Mojkovac, pasi me akuza të njëjta po përballen edhe tre persona tjerë.

Veljoviç ka qenë drejtori i Policisë së Malit të Zi në periudhën 2007-2011, dhe prej mesit të vitit 2018 deri në fund të vitit 2020.

Ai ka qenë edhe këshilltar i ish-presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Ai ka qenë poashtu edhe sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Malit të Zi dhe nga viti 1995 – 2005, ka qenë edhe komandant i Njësitit Special kundër-Terrorizmit.

Share This Article