Mali i Zi ka siguruar një pikë kundër Turqisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022.
Ndeshja e Grupit G e zhvilluar në Turqi përfundoi 2:2.
Cengiz Under (9’) dhe Yusuf Yazici (30’) shënuan për Turqinë, ndërs Adam Marushiq (40’) dhe Risto Radunoviq (97’) realizuan për Malin e Zi.
Te Mali i Zi në stol ishin Fatos Beqiraj e Kristijan Vulaj, ndërsa nuk u aktivizuan. Ndërsa Sead Hakshabanoviq ishte titullar dhe luajti 78 minuta.
Në ndeshjet tjera të Grupit G, Norvegjia barazoi 1:1 në shtëpi me Holandën, ndërsa Letonia triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Gjibraltarit.

