ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja 3 hours ago
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë  3 hours ago
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër 4 hours ago
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit 7 hours ago
Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mali i Zi: Fusnota për Kosovën në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

albnews by albnews
2 September, 2021
in Kosova
0
Mali i Zi: Fusnota për Kosovën në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mali i Zi ka thënë se ftesa për ministren e Ekonomisë së Kosovës për pjesëmarrjen në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, e në të cilën Kosova paraqitej me fusnotë, ka qenë në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Më herët të enjten, Radio AntenaM nga Mali i Zi publikoi një faksimil që tregonte se si ministrja e Shoqërisë Digjitale e Malit të Zi, Tamara Sërzentiq, ftonte ministren Rizvanolli që të merrte pjesë në Samitin Digjital, por në ftesë, emri i Kosovës ishte shënuar së bashku me fusnotë.

RelatedPosts

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

“I gjithë organizimi është në përputhje me rregullat për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale. Kështu që ftesa e dërguar ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli nuk ka shkelur protokollin diplomatik dhe praktikat më të mira multilaterale”, ka thënë Ministria e Administratës Publike dhe Shoqërisë Digjitale e Malit të Zi, për Radio Evropën e Lirë.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se Mali i Zi dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie kuptimplote dhe cilësore, bazuar në parimet e besimit reciprok, fqinjësisë së mirë dhe kanë një perspektivë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike.

“Ne jemi të bindur se në periudhën e ardhshme, ato (raportet Mali i Zi-Kosovë) do të përmirësohen edhe më tej në bazë të besimit dhe respektit reciprok”, thanë nga kjo ministri.

Nga Ministria e Ekonomisë së Kosovës nuk kanë komentuar deri më tani lidhur me këtë ftesë.

Qeveria paraprake e Malit të Zi që udhëhiqej nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq, njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.

Në të gjitha dokumentet e mëparshme të Qeverisë së Malit të Zi, Kosova trajtohej në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë, duke mos e përdorur fusnotën.

Më herët, edhe në një njoftim të qeverisë aktuale – që u zgjodh në dhjetorin e vitit të kaluar – që kishte të bënte me masat kundër pandemisë, emri i shtetit të Kosovës u shënua me fusnotë. Më pas qeveria tha se në këtë njoftim kishte pasur gabim teknik.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

24 November, 2025
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

24 November, 2025
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

24 November, 2025
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result