Mali i Zi i përgjigjet Kosovës: Marrëveshja për demarkacionin duhet të respektohet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se do të bëjë çmos që “të korrigjojë” marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi të vitit 2018, kryeministri malazias, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se marrëveshja është valide dhe se ajo duhet të respektohet.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Malit të Zi, Krivokapiq ka thënë se marrëveshja është obliguese për të dy shtetet.

“Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse i prekni kufijtë, potencialisht është një luftë. Dy grupet e ekspertëve kanë konstatuar gjendjen dhe është ndërkombëtarisht e verifikuar dhe s’shoh arsye pse të ngrihet kjo çështje”, ka thënë Krivokapiq.

Ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti pati shprehur qëndrimin e tij se “do të bëj maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht, gabueshëm e dëmshëm në vitin 2018 kur ishte ratifikuar ajo marrëveshje që ia humbi territorin Kosovës”.

Pas dy vjet e gjysmë me kundërshtime e gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës së asaj kohe, Kuvendi në mars të 2018-s i tha po marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Komisioni Qeveritar i asaj kohe konstatoi se marrëveshja që qe nënshkruar më 2015 i humbte territor Kosovës. Marrëveshja ishte ratifikuar me një aneks që iu bashkëngjit me zotimin e presidentëve të të dy shteteve për të korrigjuar marrëveshjen nëse gjenden gabime.

Share This Article