Mali i Zi nga sot shtrëngon masat antiCovid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rastet e shtuara me Covid-19 në Mal të zi kanë bërë që autoritetet shëndetësore të shtrëngojnë masat duke sjellë izolimin e banorëve të disa qyteteve.

Nga sot përveç masave që vazhdojnë të jenë të vlefshme në komunat e Budvës dhe Tivarit, qytetarëve u ndalohet që të largohen nga komunat si Podgorica, Cetinja, Ulqini, Herceg Novi, Niksiç dhe Pluçine.

Në këto qytete është njoftuar gjithashtu edhe mbyllja e shkollave dhe ambienteve të hotelerisë, bareve dhe restoranteve.

Në vend, ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit me vaksinën ruse Sputnik V të dhuruar nga Rusia./A2CNN/

Share This Article