Mali i Zi – U akuzua për organizatë kriminale, arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Boshkoviç u arrestua në Aeroportin e Podgoricës me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit.

Boshkoviç, siç raportohet nga mediat malazeze, u ndalua si pjesë e një operacioni të gjerë të kryer nga Zyra e Prokurorit Special, e cila ditët e fundit ka arrestuar një sipërmarrës të njohur malazez, tre ish-anëtarë të lartë të shërbimit sekret dhe një prokurore në shtetit ballkanik.

Arrestimi i tij lidhet me hetimin që përfshin sipërmarrësin Aleksandar Mijajloviç, ndërkohë Gjykata e Lartë në Mal të Zi konfirmoi se biznesmeni dhe një ish-oficer policor do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa të dyshuarit e tjerë përballen me ndalime udhëtimi apo arrest shtëpie.

Sipas medive malazeze, ata dyshohen për krijim të një organizate kriminale dhe veprim kundër sistemit të sigurisë.

Sipas të njëjtave akuza, Zyra e Prokurorit Special  të Shtetit në Mal të Zi dyshon se zyrtarë të lartë të policisë, tre anëtarë të shërbimit sekret malazez dhe një prokurore e kanë ndihmuar Mijajloviçin, duke i dhënë atij informacione të klasifikuara.

Share This Article