Maliq/ 62-vjeçari plagosi gruan e djalin dhe nuk u dorëzua, ekzekutohet nga RENEA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të shtunën u shënua një ngjarje e rëndë në fshatin Qesarakë të Maliqit, që rezultoi me të paktën një viktimë dhe dy të plagosur.

Ramiz Muçollari, 62 vjeç, mbeti i vrarë, pasi refuzoi të dorëzohet dhe shkëmbeu zjarr me policinë lokale dhe forcat RENEA.

Pak orë më herët ai plagosi me thikë bashkëshorten 58 vjeçe dhe djalin e tij 27 vjeç.

Të dy familjarët ndodhen aktualisht në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia shkoi në vendngjarje, ku konstatoi të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, të armatosur me një mitraloz të lehtë dhe i gatshëm të qëllojë drejt oficerëve.

Pas mbërritjes së Forcave Speciale “RENEA”, u rrethua perimetri i banesës dhe u negociua për dorëzimin e Muçollarit, i cili vijoi të qëllojë pa pranuar thirrjet e vazhdueshme.

Forcat “RENEA” mundën të hyjnë deri në katin e dytë të banesës, ku sërish u ndeshën me të shtënat e 62-vjeçarit.

Muçollari raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe një ditë më parë duhej të ishte shtruar në spital.

Share This Article