Maliq, vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, autori në arrati

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zëmblak në Maliq.

55-vjeçari Gjergji Mullalli mësohet se ka vrarë mbrëmjen e sotme, bashkëshorten e tij, shtetasen Luiza Mullalli (Ferati) 46 vjeç. Viktima është gjetur nga familjarët në një gropë septike pranë banesës private ku ata jetonin.

Çifti Mullalli ishin në proces divorci. Të martuar 25 vite më parë ata janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe 1 djali, përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç. Për shumë vite, familja Mullalli në kryeqytetin grek.

Policia e Korçës në një njoftim paraprak bëri me dije se autori i krimit është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Nëna e Luizës, Muhazez Ferati pas krimit, sqaroi në një intervistë për mediat se Gjergji e kishte tërhequr zvarrë me çarçaf dhe e bija ishte me urdhër mbrojtje.

Po ashtu, trajneri i djalit të çiftit, Renato Telha se Gjergj Mullalli zihej me bashkëshorten dhe ishte xheloz dhe i sëmurë psikik.

Babai i Luizës, Avzi Ferati thotë se dhëndri i tij kishte tentuar edhe më parë të  mbyste  Luizën ndërsa para tre ditësh ajo kishte gjetur shtëpinë të hapur./tvklan.al

Share This Article