Maliqi ironizon me Ramën: Ku je trimi i xha Jahos?? Dil nga bunkieri i Surrelit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lefter Maliqi e ka mirëpritur propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebbok, Maliqi i bën thirrje opozitës parlamentare që të votojnë këtë propozim, ose të tërhiqen nga marrëzia e kryeminstrit Rama për hapjen e pjesshme të listave.

Ai madje bën ironi me Ramën, duke i thënë që të kandidojë në Berat me lista të hapura.

Postimi i Maliqit në Facebook:

Ku je trimi i xha Jahos?? Dil nga bunkieri i Surrelit,te vijne valet atje ?? E degjove opoziten e bashkuar qe jane te gatshem per hapjen e listave 100%.Ju te opozites se re mqse kemi firmosur ne bllok te 39 per hapje listash 100% cdo beni?? O votoni hapjen e listave 100% ose terhiquni nga marrezia e piktorit deshtak e frikacak per hapje te pjesshme te listave.

Thirreni piktorin mqse ju degjon dhe ju takon sa here qe e kerkoni ,eshte dakort me ju per hapjen e listave 100% ?? Tregoni veten qe sjeni te kapur,sjeni te perdorur nga ai,shuani zerat dhe dyshimet per ju,ne te kunderten nese votoni ndryshimet kushtetuese me lista te pjesshme jeni turpi i shqiptareve jeni shtojca e Rilindjes se krimit.Ramzi boll perdore djallezi,dil nga vrima ku je futur dhe prano listat e hapura 100%.Zgjidh demokracin apo diktaturen.

Ti je i forte i ke te gjitha pushtetet,ate lokal,egzekutiv,legjislativ,+ krimin + oligarket dhe ske pse ke frike,mezi po te presim o trim te pranosh listat e hapura. Po deshe hajde konkuro ne Berat me lista te hapura se e ke te sigurt fitoren mqse u bere ishullin turistik te famshem me varka e lundrime ne Osum.

Share This Article