Kandidati për deputet i LSI-së në Berat, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me rezultatet që janë publikuar në këtë qark, ku deri më tani, kjo forcë politike ka marrë vetëm 1 mandat.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Maliqi thotë se nuk i pranon këto zgjedhje pasi sipas tij votat e tij janë vjedhur dhe grabitur. Ai thotë se rezultati i deritanishëm është skandaloz.
“Te dashur bashkëqytetarët e mi ne qarkun e Beratit. Unë, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurre dhe pike. Votat e mia janë grabitur, janë blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e vërteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende. Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies”, tha Maliqi.