Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Komunës së Malishevës, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:50, në rrugën Malishevë–Rahovec, ku janë përplasur dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

‘Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur një mashkulli dhe një femre ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor’, ka deklaruar Elezaj.

Policia ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Share This Article