Pjesëmarrja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, në protestën e 23-të radhazi para Kryeministrisë, ku ai lexoi kërkesat e qytetarëve, ka ndezur një përplasje të fortë publike me kreun e qeverisë.
Kryeministri Edi Rama reagoi duke publikuar një dokument që, sipas tij, vinte në dyshim kontributin e Goxhajt në luftën e Kosovës.Megjithatë, kundërpërgjigjja e mbështetësve të Goxhajt ka qenë e menjëhershme. Në media dhe rrjete sociale është zbuluar një tjetër dokument zyrtar, i cili vërteton se Goxhaj ka shërbyer në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga 1 marsi i vitit 1999 e deri në përfundim të luftës, duke mbajtur madje pozicionin e komandantit të një batalioni.
Ndërsa debati dhe “lufta e dokumenteve” vijon e nxehtë në publik, institucionet zyrtare ende nuk kanë mbajtur një qëndrim mbi vërtetësinë e tyre.


