ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 2 hours ago
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani  2 hours ago
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës 2 hours ago
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video) 2 hours ago
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit? 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mall për normalitet në Europë

albnews by albnews
12 May, 2020
in Bota
0
Mall për normalitet në Europë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas disa javësh karantine kudo në Europë rritet dëshira për kthim në normalitet. Nga sot fillojnë lirime të tjera të masave kufizuese. Por rreziku mbetet.

Shumë vende europiane fillojnë nga e hëna me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat kufizuese, në mënyrë kaotike në vendet të ndryshme të BE si një mozaik, ashtu edhe po hiqen.

RelatedPosts

Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik

Publikohen mesazhet sekrete të Jeffrey Epstein, si u zbuluan abuzimet me vajza të reja

Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj

Lirime masash kudo në Europë

Të hënën në Zvicër tetë javë pas mbylljes së shkollave hapen të hënën si shkollat, kopshtet, dyqanet, restorantet dhe muzetë. Edhe sporti deri në 5 vetë lejohet. Të gjitha lirimet e masave janë bërë me kushtin e ruajtjes së higjienës dhe distancës së përcaktuar deri në 2 metra. Deri në qershor nuk hapen kinematë, kazinotë, pishinat, palestrat. Maskat nuk janë me detyrim, por ato rekomandohen aty ku nuk mbahet dot distanca.Në Gjermani lejohet takimi i dy familjeve, hapen palestrat, e të gjitha dyqanet pavarësisht nga madhësia.

Në Francë nga e hëna njerëzit mund të dalin nga dera pa pasur nevojë për leje. Për sport e shëtitje nuk ka kufizime. Edhe dyqanet do të hapen, por restorantet e baret mbeten të mbyllura. Në zonat, ku nuk ka shumë infeksione lejohet hapja e parqeve dhe kopshteve. Në disa faza do të hapen edhe shkollat e kopshtet. Kufizimi i lëvizjes mbetet. Kush dëshiron të lëvizë më shumë se 100 kilometra (deri më tani ka qenë 1 km) duhet të ketë një arsye justifikuese për këtë. Në metronë e Parisit në orarin kur vagonët mbushen, kanë prioritet punëtorët me lejen e lëvizjes. Maska është me detyrim në transportin publik. Britania e Madhe nuk do të kryejë shpejt lirime pas fjalimit të kryeministrit, Boris Johnson të dielën. Ky vend shënon numrin më të madh të viktimave të Covid-19. Ekonomia do të hapet ngadalë, e britanikët mund të dalin më shumë se një herë në ditë jashtë, por ndryshime të mëdha nuk ka për momentin.

Lirime masash kudo në Europë

Spanja, një nga vendet më të goditura nga kriza lejon një hapje në bazë të rajoneve. Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera fillojë me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantët hapen. Në rajone të tjera si Katalonjë apo Valencia lehtësimet janë të kufizuara. Në Madrid e Barcelonë mbetet në fuqi faza “0” me ndalim të fortë të lëvizjes. Edhe Greqia një vend që jeton nga turizmi, përpiqet të rivërë në punë motorin ekonomik. Me fazën e dytë lejohet nga e hëna hapja e të gjitha dyqaneve, që mundëson kthimin e një të tretës së punonjësve në vendin e punës. Në gjimnaze kthehen në shkolla nxënësit e klasave të larta, që të japin provimet.

Në Itali shumë masa kufizuese mbeten në fuqi. Shumica e dyqaneve mbeten të mbyllura deri në mesin e muajit. Parukeritë duhet të presin deri në qershor. Por parqet janë hapur dhe industria ka filluar sërish nga puna. Gati një e pesta e të punësuarve kthehen në vendin e punës. Kryeministri italian,Giuseppe Conte megjithatë u ka dhënë shpresë italianëve për pushimet e verës. “Këtë verë nuk do ta kalojmë në ballkon, dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në mal, të shijojmë qytetet tona”, tha Conte pa thënë, nëse do të vijnë turistë të huaj në verë.

Milano

Në Belgjikë pas javësh mbylljeje hapen sërish dyqanet, nën masa të forta higjiene. Familjet lejohet të presin deri në katër persona. Por duhet të jenë të njëjtët persona që vizitojnë vetëm një shtëpi. Distanca 2 metra vazhdon të mbetet. Kurse në Holandë dy muaj pas mbylljes hapen shkollat fillore në fillim me gjysmën e nxënësve për një ditë. Edhe kopshtet dhe bibliotekat janë hapur. Parukeritë, sallonet e bukurisë dhe masazhet lejohen po ashtu të fillojnë nga puna. Sporti lejohet me distancë, por pa kontakt trupor. Në Danimarkë lejohet sërish që të hapen të gjitha dyqanet edhe qendrat tregtare. Në Çeki lejohet transporti hekurudhor rregullisht me tren, autobus e avion. Në Norvegji kthehen edhe nxënësit e klasave të larta në shkolla. Kurse në Finlandë shkollat hapen të enjten.

Edhe në Ballkan ka disa lehtësime. Në Kroaci lejohet të hapen restorantet që shërbejnë jashtë dhe qendrat tregtare. Udhëtimet brenda vendit lehtësohen. Në Slloveni lejohet hapja e hoteleve me më pak se 30 shtretër, parqet, kampingjet po ashtu lejohet të hapen. Lejohen takimet deri në 10 persona. Hapen shkollat e kopshtet. Në Serbi hapen sërish kopshtet dhe shkollat fillore për prindërit që duhet të punojnë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

21 December, 2025
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

21 December, 2025
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

21 December, 2025
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result