“Mallkimi” i gruas më seksi në botë: Kam frikë të dal nga shtëpia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muajin e kaluar, Paige Spiranac u përzgjodh nga revista “Maxim” si gruaja më seksi në botë.

29-vjeçarja amerikane ka qenë një nga golfistet më të talentuara, por karriera e saj në sport nuk shkoi ashtu siç pritej dhe Paige u bë e famshme më shumë në rrjetet sociale. Edhe pse zyrtarisht ajo nuk është tërhequr nga golfi, ka që në vitin 2016 që nuk merr pjesë në asnjë turne.

Siç publikon “The Sun”, Paige Spiranac e ka pësuar keq nga fama që ka marrë muajt e fundit. Vetë 29-vjeçarja ka treguar: “Një burrë m’u afrua dhe më kërkoi të bënim foto. Më pas, më tha që i kisha marrë 10 000 dollarë dhe nisi të më kërcënonte. U tmerrova”.

“Ka dy muaj që gjërat janë përkeqësuar, nuk ndihem e sigurt. Kam shumë frikë dhe nuk dal nga shtëpia. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Më duket sikur më ndjekin. Shumë njerëz thonë që këto probleme kanë njerëzit e famshëm, por nuk duhet të jetë kështu”, shton Paige Spiranac.

Share This Article