Malltezi publikon tabelën me krahasimet e qevrive PD dhe PS

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, përmes një tabele të publikuar në Facebook, paraqet me shifra se sa kilometra rrugë ka ndërtuar qeveria demokratike në vitet 2005-2013 dhe sa ka ndërtuar ajo e PS gajtë viteve 2013-2021.

Malltezi rëndit edhe arritje të tjera, sipas tij, që janë dyfishimi i pagës mesatare, investimet e huaja, vizita e presidentit amerikan George Bush, anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave.

Zyrtari i selisë blu nënvizon edhe një fenomen tjetër. Sipas tij, gjatë qeverisjes së PS nga vendi janë larguar 470 mijë qytetarë.

Postimi i plotë:

Puna matet nga rezultatet. Ç’rezultat pret kur paret e Shqiptarëve i vjedh?

VËLLAZËRIA BIZANTINE E DEGJENERIMIT POLITIK

Lufta e madhe e shqiptarit në histori ka qënë me mbetjet mesjetare, me nomadët e pacivilizuar të anëve tona, me këta horra pa atdhe, parazitë që nuk njohin parimet dhe moralin e shoqërisë moderne, veselinj pa nder dhe pa integritet, pa besë dhe pa karakter, që rastësia u dha pushtet dhe Shqipërinë e përdorën për ta grabitur si sekt.

Këta birbo të degjenuar në familje dhe shoqëri, qeverinë e dinin pijetore, shtetin kazino dhe jetën publike si kabare ku të shfrynin defiçiencat si qënie të deformuara njerëzore. Nuk u del e keqja me shqiptarin puritan, konservator dhe me moral, që i ndali në procesin e shthurjes totale të shtetit.

Delenxhiu i pijes dhe buzukut ka të zhvilluar sensin e mashtrimit, por ata që kanë ndertuar jetën me ndershmëri nuk pranojnë leksione morali nga tutorët e bordurave të politikës.

Shqiptari është shquar në histori për nder, besë dhe drejtësi, si mbrojtës i vlerave themelore të familjes dhe atdheut të tij. Grabitqarët nuk mund të shkatërrojnë vlerat dhe të degjenerojnë atdheun.

Share This Article