ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 34 minutes ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 38 minutes ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 40 minutes ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 46 minutes ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 48 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Mami jemi të shokuar”, Putin dërgoi rekrutë të pa trajnuar kundër ukrainasve në Kursk

albnews by albnews
16 August, 2024
in Bota
0
“Mami jemi të shokuar”, Putin dërgoi rekrutë të pa trajnuar kundër ukrainasve në Kursk
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtytja e fundit e forcave ukrainase në territorin rus ka ngritur shqetësime për rekrutët që Kremlini ka nxjerrë në vijën e parë të konfliktit, pavarësisht premtimeve të Presidentit Vladimir Putin se rekrutët e rinj nuk do të përfshiheshin në luftime me Ukrainën.

Teksa Moska përpiqet të frenojë ofensivën ukrainase, familjet e ushtarëve të rinj nga Rusia po shprehin shqetësim të madh për sigurinë e të dashurve të tyre.

RelatedPosts

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Zelensky: Kievi është i gatshëm të heqë dorë nga aplikimi për anëtarësim në NATO

VIDEO/ Masakra në Sidnei, rritet bilanci i viktimave, qytetari hero çarmatosi një nga autorët

Siç raporton CNN, mesazhet që qarkullojnë ditët e fundit në kanalet ruse të Telegramit dhe mediat e tjera sociale zbulojnë se sa e papërgatitur ishte Moska për një sulm të tillë, duke përfshirë lënien e rekrutëve të trajnuar dobët për të mbrojtur kufirin.

“Kur sulmi me tanke në kufi filloi në orën 3 të mëngjesit, aty ishin vetëm rekrutët që mbronin”, thuhet në një mesazh të tillë të shpërndarë në Telegram nga një grua që tha se është nëna e një ushtari të rekrutuar në rajonin e Kurskut.

“Ata nuk panë asnjë ushtar, asnjë ushtar me kontratë, askënd fare. Djali më mori në telefon më vonë dhe më tha: ‘Mami jemi të shokuar’”, tha gruaja e quajtur Olga.

Çështja e vendosjes së rekrutëve është një çështje e ndjeshme në Rusi, pjesërisht për shkak të premtimeve të përsëritura të Putinit për të mos i dërguar ata në front, por edhe sepse nënat dhe gratë e ushtarëve kanë qenë tradicionalisht një zë i fuqishëm brenda vendit, ku tani shumë prej tyre po shprehin zemërim.

Uebsajti i pavarur rus i lajmeve, Verstka, publikoi një intervistë me Natalia Apel, gjyshen e një rekrutuesi rus që shërbeu në Kursk dhe tani është zhdukur.

Apel tha se nipi i saj, Vladislavi, ishte vendosur i paarmatosur në një fshat rreth 500 metra larg kufirit. “Çfarë mund të bënin fëmijët? U përballën me ushtarët ukrainas me një lopatë në dorë?”, citohet të ketë thënë ajo.

Ndërkohë një peticion që i kërkon Putinit të tërheqë rekrutët nga rajoni është shpërndarë në internet dhe dhjetëra mesazhe nga njerëz që pretendojnë se janë anëtarë të familjes së rekrutëve rusë të zhdukur në rajonin e Kurskut janë postuar në media të ndryshme sociale, duke përfshirë rrjetin rus VKontakte.

Fakti që Rusia mbështetej te rekrutët për të mbrojtur kufirin duket se ka favorizuar forcat ukrainase, të cilat ishin në gjendje të përparonin në territorin rus me një lehtësi të dukshme të martën e kaluar.

Komandanti ushtarak ukrainas Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kishin avancuar 35 kilometra përmes mbrojtjes ruse që nga fillimi i pushtimit.

“Ne kemi vënë nën kontrollin tonë 1,150 kilometra katrorë territor dhe 82 vendbanime“, i tha Syrskyi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një takimi online të enjten.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result