Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City raportohet se po synon të shpenzojë afër 170 milionë euro në përpjekje për të transferuar dy lojtarë nga i njëjti klub. 

Ky sezon ka qenë poshtë pritshmërive për Cityn deri më tani, pasi ata momentalisht gjenden në pozitën e dytë në Ligën Premier, me 15 pikë mbrapa Liverpoolit. 

Në Ligën e Kampionëve, të besuarit e Pep Guardiolës përfunduan jashtë top tetëshes më të mirë dhe tani do të takohen me kampionin në fuqi Real Madridin. 

Si rezultat i sezonit të tyre të dobët, City e pati me patjetër që të intervenonte gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Lojtarë si Vitor Reis, Abdukodir Khusanov, Omar Marmoush dhe Nico Gonzalez, u transferuan për të rritur kualitetin në ekipin e Guardiolës. 

Sidoqoftë, tashmë është raportuar se City po synon të përforcohet edhe në verë dhe ata do tentojnë transferimin e dy yjeve të Bayer Leverkusenit. 

Siç ka bërë me dije Caught Offside, City po monitoron nga afër dyshen Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong. 

Është sugjeurar se kampioni në fuqi i Anglisë e ka pozicionuar më së miri veten për të transferuar këtë dyshe e cila do t’i kushtonte atyre afro 170 milionë euro. 

Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi ata do të përballen me konkurrencë nga ekipe të tjera si Arsenal, Liverpool, Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Share This Article