Man City dhe Man Utd duan trofeun e FA Cup, formacionet zyrtare të finales

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen finale të FA Cup për edicionin 2023/24.

Dy rivalët e mëdhenj lokal do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të FA Cup, e cila pritet të zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 16:00.

City ka ardhur në finale pasi mposhti Chelsean në gjysmëfinale, ndërsa Unitedi e pati më të lehtë duke u takuar me Coventryn.

Ekipi i Pep Guardiolës synon të fitojë këtë trofe për të kompletuar dy trofetë vendas, ndërsa ekipi i Erik ten Hag e do pasi do të siguronte kualifikimin në Ligën e Evropës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man CityOrtega Moreno; Walker, Stones, Ake, Gvardiol; Rodri, Kovacic; Bernardo, De Bruyne, Foden; Haaland;

Man UtdOnana; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Dalot; Amrabat, Mainoo, McTominay; Bruno Fernandes, Rashford, Garnacho;

Share This Article