Michael Olise duket se është gati të bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi i talentuar francez ka pasur një vit shumë të mirë me fanellën e Crystal Palace, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar në 11 të tjerë në 37 ndeshje në Ligën Premier.
Chelsea mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me francezin dhe londinezët kanë bërë ofertë zyrtare prej 45 milionë eurove.
Megjithatë kjo ofertë e Chelseat pritet të refuzohet pasi Crystal Palace pretendon të fitojë më shumë nga shitja e yllit të skuadrës.
Por mediat angleze kanë raportuar se edhe dy gjigantët tjerë evropian si Manchester City dhe Paris Saint Germain janë futur në garë për të nënshkruar me talentin francez.
Si Pep Guardiola ashtu edhe Luis Enrique e pëlqejnë jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe duan ta kenë në skuadër. Crystal Palace nga ana tjetër po pret ofertën më të lartë dhe pritet që nga shitje e Olises të fitojë rreth 60 milionë euro.