Man City mezi fiton ndaj ekipit të kategorisë së tretë dhe kalon tutje në FA Cup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City siguroi një vend në raundin e pestë të apo fazën e 1/8-tës në FA Cup me fitoren 2-1 në udhëtim te Leyton Orientit.

Qytetarët ishin në një siklet të madh pasi përfunduan në disavantazh pjesën e parë të ndeshjes së 1/16-të në FA Cup.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 16-të me autogolin e portierit Stefan Ortega, pasi Jamie Donley gjuajti nga rreth 50 metra duke goditur traversën dhe më pas topi preku portierin dhe përfundoi në rrjetë.

Megjithatë, ekipi i Pep Guardiolës arriti të kthehet në pjesën e dytë për të marrë një fitore të madhe dhe për t’u kualifikuar tutje.

City barazoi me transferimin e ri Abdukodir Khusanov, i cili shënoi në minutën e 56-të për 1-1 dhe golin e fitores e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 79-të për 1-2.

Kjo fitore për Cityn vjen në prag të një ndeshjeje të rëndësishme kundër Real Madridit në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve, të planifikuar për të martën. 

Share This Article