Man Utd po pret reflektimin e Chelseat për Mason Mount

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Manchester United për Mason Mount.

Djajtë e Kuq kishin ofruar 63 milionë euro, derisa londinezët vazhdojnë të insistojnë në 12 milionë euro më shumë.

Megjithatë kjo është oferta e fundit nga United që nuk duan të shpenzojnë më shumë për një futbollist që ka vetëm edhe 12 muaj kontratë.

Fabrizio Romano ka njoftuar se përkundër se Chelsea ka refuzuar ofertën e tretë, bisedimet nuk janë ndalur ende.

 “Manchester United nuk i ka ndërprerë negociatat për Mason Mount. Ata nuk pranojnë të ofrojnë 65 milionë funte për transferimin e Mount”.

“Dera është ende e hapur, por United nuk do të presë përgjithmonë, pasi besojnë se oferta prej 63 milionë funteve është e duhura”, ka shkruar Romano.

Djajtë e Kuq po presin Chelsean të reflektojë dhe të ulen sërish dhe të bisedojnë për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Nga ana tjetër lojtari ka marrëveshje personale me United dhe po i bën presion Chelseat që ta pranojnë ofertën e Djajve të Kuq.

Share This Article