Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester United pësoi humbjen e 18-të të sezonit 2024/25 të Ligës Premier, duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Chelsea në Stamford Bridge të premten mbrëma.

Pavarësisht se u përpoqën me të gjitha forcat për të eliminuar “Blutë”, një gol fitues nga Marc Cucurella në pjesën e dytë i dënoi “Djajtë e Kuq” me një tjetër humbje.

Kjo gjithashtu rezultoi në vendosjen e dy rekordeve të tjera të turpshme nga United në Ligën Premier gjatë kësaj kohe.

Humbja nga Chelsea bëri që Djajtë e Kuq të shkonin në tetë ndeshje radhazi pam fitore në Ligën Premier dhe kjo është hera e parë që u ka ndodhur atyre në histori të kampionatit elitar anglez.

United gjithashtu do ta përfundojë sezonin 2024/25 të Ligës Premier pa arritur dy fitore radhazi në të gjithë sezonin. Kjo është hera e parë që u ka ndodhur ndonjëherë në këtë garë.

Djajtë e Kuq janë në vendin e 16-të në ligë pas humbjes së fundit dhe nuk mund të përfundojnë në një vend mbi vendin e 13-të pasi u ka mbetur vetëm edhe një ndeshje. /Telegrafi/

Share This Article