Shqipëria e ka mposhtur San Marinon si mysafire me rezultat 2:0, në kuadër të Grupit I kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.
Triumfi i “kuqezinjve” erdhi në pjesën e dytë, pasi në 45 minutat e parë nuk pati gola.
Golin e parë për Shqipërinë e shënoi Rey Manaj me kokë në minutën e 63-të, pas asistimit të Uzunit. Ndërkaq, pesë minuta para fundit të ndeshjes, Myrto Uzuni që asistoi te goli i parë, realizoi vet nga afërsia, duke u gjendur mirë në zonë pas goditjes së Veselit. Fillimisht tërthorësen e qëlloi Berat Gjimshiti.
Përveç dy golave, kombëtarja shqiptare pati edhe shumë mundësi të tjera. Hysaj qëlloi shtyllën në minutën e 80-të.
Me gjashtë pikë, Shqipëria zë vendin e tretë në Gripin I kualifikues, me tre pikë më pak se Angli që renditet e para dhe Hungaria që është e dyta. Ndeshjen e radhës, Shqipëria do ta zhvillojë me 8 qershor kundër Çekisë, por do të jetë duel miqësor. Kurse takimin e radhës kualifikues për Kampionatin Botërorë, “kuqezinjtë” do ta luajnë me 5 shtator si mysafir të Polonisë. Me 5 shtator në Tiranë, Shqipëria e pret Hungarinë, ndërkaq pas tre ditësh, do të jetë si vendase e San Marinos.