Manaj lëndohet në kualifikimin e Bandirmasporit në Kupën e Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arb Manaj ka qenë titullar te skuadra turke Bandirmaspor kundër Yeni Malatyasporit, në kuadër të Kupës së Turqisë. Por, Manaj ishte i pafat, pasi u lëndua dhe u largua nga ndeshja në minutën e 29-të.

Bandirmaspori shënoi fitore si mysafir i Yeni Malatyasporit me rezultatin 3:2 dhe kaloi në mesin e 16-të ekipeve më të mira.

“Kam pësuar lëndim në nyje dhe nuk kam mundur ta vazhdojë ndeshjen. Nuk bëhet fjalë për lëndim serioz. Në fund, e rëndësishme ishte që ekipi shënoi fitore dhe u kualifikuam në raundin tjetër”, tha Manaj për KOHËN.

Manaj ka shënuar pesë gola për Bandirmasporin në kuadër të Kupës së Turqisë dhe një në kampionat.

23-vjeçari nga Klina është i huazuar te Bandirmaspori nga skuadra e Keciurengucut.

Share This Article