Manaj shënon në barazimin e Spezias

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rey Manaj ka shënuar gol për Spezian, që barazoi 2:2 me Sassuolon, të dielën. Manaj e realizoi golin e parë në ndeshje, në minutën e 35-të. Ai shënoi nga afërsia, pas një harkimi nga krahu i majtë. Spezia realizoi edhe një gol tjetër në minutën e 48-të, por në fazën finale të ndeshjes pranoi dy gola.

Sulmuesi Manaj luajti deri në minutën e 88-të. Manaj ka dhjetë paraqitje këtë edicion në Serie A, ndërsa ishte goli i parë. Dy gola në kampionatin italian i kishte realizuar në edicionin 2016/17, sa ishte pjesë e Pescaras. Spezzia është e 17-ta me 12 pikë nga 16 ndeshje.

Share This Article