Manastiri i Zvërnecit vizitohet nga vizitorë të të gjitha besimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti bregdetar i Vlorës nuk do te thotë vetëm rreze dielli ne breg te detit për turistët vendas apo te huaj.

Vizitat ne qendra kulti apo historike është një kombinim aktivitetesh teksa vendos te pushosh ne Vlorë.

Manastiri i Zvërnecit është një nga vendet tashmë te njohura jo vetëm për turistët vendas por dhe ata te huaj. Ditët e javës kisha e manastirit ”Fjetja e hyjëlindjes Mari” vizitohet dhe mirëpret jo vetëm besimtarë te saj por dhe dashamirës dhe adhurues te te tillave qendra kulti. Sot gjejmë një grup me ukrainas dhe zviceranë

“Është hera e pestë qe ndodhem në Vlorë ,bashkëshortja ime është nga Zvërneci dhe çdo vit vijmë dhe vizitojmë këtë vend”.

Pozicioni gjeografik i këtij ishulli tërheq turistët dhe jashtë territorit te manastirit e ku te shumtë jane ata qe i shijojnë bukurinë e saj për momentet e tyre te paharrueshme.

Share This Article