ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 48 minutes ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 52 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 55 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 56 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 59 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Manastirliu: Deri me sot në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit

albnews by albnews
3 February, 2020
in Albania
0
Manastirliu: Deri me sot në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka ritheksuar se në Shqipëri deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus dhe rreziku për depërtimin e virusit në vendin tonë vazhdon të mbetet i ulët.

“\Deri me sot, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus. Rreziku për çdo individ varet nga ekspozimi dhe për popullatën tone rreziku aktual për shëndetin nga koronavirusi i ri mbetet i ulët. Megjithatë kemi shtuar masat në strukturat tona shëndetësore dhe në të gjitha pikat kufitare me Njësitë Shëndetësore për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri”, tha Manastirliu.

RelatedPosts

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Rama ndjen “lagështirën”, pas ultimatumit të amerikanëve për koncensionet

Sa i takon studentes shqiptare nga Wohan-i që është transportuar në Turqi, Manastirliu tha se po ndiqen të gjitha procedurat standarde.

“Për qytetarët shqiptarë në Kinë, ka patur një komunikim të vazhdueshem për transportin e tyre dhe janë marrë masat duke u ndjekur nga strukturat tona. Studentja shqiptare nga Wohan-i e cila është transportuar dhe aktualisht është në Ankara, është ndjekur ngushtë nga dy ministritë e linjës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të gjithë procedurat standard që ndiqen në këto raste”, u shpreh ministrja.

Manastirliu deklaroi se Task- Forca e strukturave shëndetësore dhe ekspertëve po ndjek hap pas hapi situatën dhe koordinimit e masave mes strukturave të MSHMS.

“Task Forca e përbërë nga 24 ekspertë të institucioneve shëndetësore mblidhet çdo ditë për rivlerësimin e masave të marra dhe pas deklarimit të situatës shëndetesore emergjencë ndërkombetare nga OBSH, kam ngritur Komitetin teknik për parapërgatitjen në marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit” u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se pas shpalljes së situatës emergjencë globale edhe në vendin tonë janë shtuar masat për kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij, bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit. Manastirliu deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se janë marrë masat edhe me logjistikën e nevojshme, me mjetet mbrojtëse dhe me dhomat e izolimit apo karantinës për çdo rast që do të konsiderohet e nevojshme.

Duke ju referuar infodemisë, apo përhapjes së lajmeve të rreme, Manastirliu deklaroi:

“Është një shqetësim global edhe infodemia ndaj do t’ju lutesha t’i referoheni website-ve zyrtare të MSHMS dhe ISHP, cilat kanë informacion të përditësuar për situatën që lidhet me koronavirusin e ri”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result