Manastirliu: Pas 11 majit vendosim për hapjen e re

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth masave lehtësuese të Covid-19.

Manastirliu është shprehur se do të merret në studim periudha kohore nga 27 prill deri më 11 maj për të parë trendin e rritjes së Covid-19.

Nëse trendi i infektimeve është i ulët atëherë do të vijohet me masat e tjera lehtësuese.

“Ajo që është e rëndësishme është se për të njohur koeficentin e riprodhimit, duhet të kemi të dhëna shumë. Zakonisht kjo periudhë është dy javore. Kemi thënë se do ta masim nga 27 prilli. Ne po bëjmë vlerësim që do të përfundojë më 11 maj për të parë si ka ndikuar hapja e parë në koeficientin e numrit mesatar. Do të shohim se çfarë efekti dhe impakti ka pasur. Të gjitha shenjat, distancimi social, është e rëndësishme që të respektohen kushtet. Vetëm kështu mund të mbajmë koeficentin e riprodhimit nën 1”, tha Manastirliu.

Sipas Manastirliut epidemia akoma nuk ka kaluar dhe në këto momente kërkohet të jemi më shumë të vëmendshëm.

“Hapja ishte e domosdoshme. Fatmirësisht kurba është e ulët dhe e sheshtë. Ka që nga java tjetër, wekendi dhe kjo fillim jave që numri i rasteve të reja është i ulët.

Por me hapjen kërkohet më shumë vëmendje, sidomos nga stafi mjekësor. Me hapjen kërkohet më shumë vigjilencë. Qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit fizik”- tha Manastirliu.

Share This Article