Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka publikuar një video mesazh të mjekut të ekspertit të Shëndetit Publik, Alban Ylli.
“Të mos e lejojmë që njerëzit më të dashur të përfundojnë në spital, ku çdokush është i rrezikuar. Të kufizojmë përhapjen e COVID19 së bashku”, shkruan Manastirliu në videon e publikuar.
“Dëshmuan disiplinë, përgjegjshmëri dhe ia dolëm mbanë të shpëtojmë qindra jetë. Të mos harrojmë në asnjë rast se miliarda njerëz ndodhen para një krize historike që do mbahet mend me vite më radhë. Janë duke u përpjekur të parandalojnë virusin. do të na duhet gjatë verës dhe pse jo më vonë të jemi shumë të kujdesshëm. Kudo që është e mundur sidomos në mjedise të mbyllura të mbajmë maskë. Besoj se mund ta minimizojmë rrezikun e Covid. Është shumë e vështirë. Duhet të respektojmë këshillat e dhëna nga ekspertët. Ajo që është më e rëndësishme është ti zbatojmë këto masa. Ne mund t’ja dalim mbanë sërish të shpëtojmë sa më shumë jetë. Një valë e dytë është plotësisht e mundshme.” tha mjeku.