Manastirliu prezanton Kodin e ri të Etikës për Mësuesit: Busull morale dhe profesionale

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar Kodin e ri të Etikës për Mësuesit, një dokument që synon të forcojë standardet profesionale dhe morale në arsimin parauniversitar.

Për hartimin e këtij kodi janë zhvilluar konsultime me mësuesit, këshillat e prindërve dhe drejtuesit e shkollave, si edhe janë marrë parasysh praktikat më të mira të vendeve të BE-së.

Ministrja Manastirliu sqaroi se Kodi mbështetet mbi tre shtylla kryesore: Integriteti profesional dhe personal i mësuesit, siguria dhe mirëqenia e nxënësve dhe përfshirja dhe transparenca në marrëdhënie me nxënësit dhe prindërit.

“Kodi i ri i Etikës për mësuesit, nuk është thjeshtë një udhëzim administrative, por një udhërrëfyes dhe një busull morale dhe profesionale për çdo mësues. Kemi diskutuar gjatë me mësuesit, këshillat e prindërve, drejtuesit për hartimin e këtij kodi. Jemi drejtuar nga udhërrëfyesit më të mirë të parimeve dhe etikës të vendeve të BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Ka tre shtylla kryesore, integriteti profesional dhe personal të mësuesit, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve, përfshirjen dhe transparencën dhe marrëdhënien me prindërit dhe nxënësit”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se një element i ri i kodit është edhe rregullimi i sjelljes së mësuesve në rrjetet sociale dhe hapësirën virtuale, duke vendosur dispozita të qarta mbi komunikimin me nxënësit, mbrojtjen e të dhënave dhe ruajtjen e imazhit profesional.

“Etika në rrjete sociale dhe hapësira virtuale. Mësuesi është figurë publike edhe në realitetin virtual dhe kemi vendosur dispozita të qarta për komunikimin me nxënësit dhe mbrojtjen e të dhënave dhe ruajtjen e imazhin profesional në rrjetet sociale. Siguria e nxënësve është prioritet absolut për të gjithë. Në këtë kod është përshirë edhe plani i sigurisë dhe fuqizimit të mekanizimeve për luftën kundër çdo forme të dhunës dhe bullizmit në perimetrin e shkollës brenda dhe jashtë. Gjithëpërfshirja dhe transparenca thekson barazinë dhe mosdiskriminimin dhe transparencën në marrëdhëniet me prindërit”, tha ministrja.

Sipas ministres Manastirliu, zbatimi i Kodit të ri të Etikës do të bëjë shkollat “më të sigurta, më moderne, më gjithëpërfshirëse dhe më të orientuara drejt zhvillimit të plotë të çdo fëmije”.

Share This Article