Manastirliu: Vaksinën anti-Covid do e shpërndajmë falas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria do të mundësojë vaksinimin e 20% të popullsisë pasi të dalë vaksina anti-Covid.

Manastirliu tha se do të jetë komuniteti i ekspertëve që do të përcaktojë se kush do të jenë 567 mijë qytetarët e parë (20% e populatës) që do të vaksinohen, ndërsa më tutje (pas fazës së parë) vaksina do të shpërndahet falas.

Deklarata e Manastirliut:

Fillimisht do merret për 20% të popullsisë. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të përcaktojë grupet e riskut, që janë mosha e tretë, personat me sëmundje kronike, mjekët që janë gjithashtu të riskuar, fëmijët apo gratë shtatzëna…

Popullata do versionin dhe opsionin më të shpejtë dhe më të sigurt. Mundësia e COVAX-it është më e shpejta dhe më e sigurta. Por ne kemi lidhje direkte me vende që do e sigurojnë vaksinën, siç është Polonia dhe Greqia, mund të bëhen ndërmjetëse pasi janë vendet e BE që do e marrin më parë vaksinën. Ne do të mbulojmë të gjithë popullatën me vaksinim, jemi të përgatitur, por faza e parë e përgatitjes, për t’u siguruar të shpërndahet në mënyrën e duhuar, është fiks 20% e popullatës, pra 567 mijë qytetarë. Do të jetë falas për të gjithë popullatën

Share This Article