Manastirliu: Vaksinimi i mësuesve do të bëhet në shkolla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama nga Vlora deklaroi se me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të vazhdojë vaksinimi i mësuesve.

Manastirliu theksoi se ndryshe nga vaksinimi i grupeve të tjera, mësuesit do të vaksinohen në institucionet ku ata punojnë, pra në shkolla. Ajo shtoi se vaksinimi i bluzave të bardha është drejt përfundimit me përjashtim të disa mjekëve dhe infermierëve në poliklinika.

“Do të vijojmë me vaksinimet në të gjitha qendrat. Po përfundojmë me stafin mjekësor. Durrësi e ka përfunduar. Kanë mbetur edhe disa mjekë dhe infermierë në poliklinika. Vazhdojmë me fashën +80 dhe +90.

Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të bëhet vaksinimi i mësuesve në shkolla. Jemi duke përzgjedhur infermierët që vazhdojnë trajnimin. Mbarojnë Brenda 15 Marsit. Në tërësi janë më shumë se 11 mijë mjekë dhe infermierë që e kanë kryer deri tani vaksinën”, u shpreh ndër të tjera ministrja.

Share This Article