Mançester Junajtid nxjerr në shitje sulmuesit në janar, oferta e aksionerit të ri: Blej një, merr dy falas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Braziliani i dështuar Antoni, i përjashtuari Xheidon Sanço dhe Antoni Martial janë në radhë për të dalë në shitje në merkaton e janarit.

Antoni nuk ka shënuar ende një gol apo të ketë dhënë asist këtë sezon dhe ka pasur vështirësi që nga transferimi i tij prej 85.5 milionë paundësh nga Ajaksi verën e kaluar.

Sanço u dëbua nga ekipi i parë dhe ambientet e klubit pasi refuzoi të kërkonte falje pas një grindjeje publike me trajnerin Erik ten Hag për performancat e tij stërvitore.

Ndërkohë, Martial është dukur një hije e vetvetes së tijë në krahasim me dy sezonet e fundit. Drejtuesit e Junajtid janë të prirur për ta hequr qafe yllin e tij të përshkruar si “i painteresuar për të luajtur futboll” nga Neil Kustis i “SunSport”. Tabloidi anglez, “The Sun” referuar situatës te Junajtit në formë batute tregon edhe ofertën që ka klubi për tre sulmueist e padëshiruar: “blej një, mer dy falas”.

Aksionari i ri i klubit, Sir Xhim Ratklif kërkon përgjigje se si klubi ka shpenzuar 1.4 miliardë paundë në transferime në dekadën e fundit, që nga pensionimi i Sir Aleks Ferguson. Gjatë asaj kohe, shefat e “Old Trafford” kanë gllabëruar miliona për disa dështime.

Share This Article