Mançester, policia daloi 660 festa ku kishte shumë njerëz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Mançesterit ka paralajmëruar njerëzit të mos shkelin rregullat e bllokimit gjatë Pashkëve, pasi iu desh të ndalin 660 festa fundjavën e kaluar.

Shefi i kontrollit Ian Hopkins tha se “secili nga ne duhet të marrë seriozisht këtë”.

Ai tha se kishte 1.132 shkelje të lidhura me koronavirus të raportuara midis të Shtunës dhe të Martën, tha forca.

Kjo përfshinte 494 festa shtëpish, disa me DJ, fishekzjarre dhe 166 festa në rrugë.

Policia gjithashtu u desht të merrej me 122 grupe të ndryshme që mblidheshin për të luajtur sport, 173 tubime të tjera në parqe dhe 112 incidente të sjelljes antisociale dhe çrregullimit publik, transmeton Albuk Tv.

Share This Article