Mund të mos jetë mbyllur ende merkatoja e Mançester Sitit, që sipas asaj që qarkullon në mediat britanike, po bëhet gati për një “boom” të radhës.
Në bazë të raportimit të “transfernewslive”, Guardiola ka vendosur në shënjestër jo më pak, por Rafa Leaon e Milanit. Anësori portugez duket se është kthyer në prioritet sa i takon repartit sulmues.
Mund të thuhet se trajneri katalanas e sheh sulmuesin portugez si një pjesë kyçe për të ruajtur freskinë dhe paparashikueshmërinë në fazën e finalizimit të aksioneve.
FUQIA FINANCIARE – Paraqijet e bëra nga Leao me fanelën kuqezi në Serinë A thuhet prej kohësh se ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve të futbollit në Europë. Mirëpo duket se tani klubi nga Mançester është gati të bëjë një sakrificë të konsiderueshme financiare, duke u hedhur në sulm.
Dihet potenca financiare e ishkampionëve të Premier Ligës, gjë që mund të sjellë një ofertë që mund të prekë rreth 100 milionë euro.
Aq sa do të mund të bindnin Milanin për ta lënë të lirë lojtarin e tyre më të dalluar. Sigurisht, kuqezinjtë nuk do të donin ta humbisnin një futbollist të kalibrit të tillë. Mirëpo, presioni nga tregu anglez dhe fuqia ekonomike e Sitit, ndoshta, mund të bëjnë diferencën, duke i detyruar t’i hapin rrugën një transferimi të tillë.
JOSHJA E RAFAS – Nga ana e tij, lojtari nuk ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, por mundësia për të punuar me Guardiolën do të ishte një motivim që pak mund ta përbuzin.
Për më tepër, në Angli, ardhja e një profili si ai i Leaos shihet me entuziazëm të madh, pasi shihet se mund të përshtatet me ritmin e lartë të futbollit britanik. Gjithsesi, koha dhe javët e ardhshme do të flasin më shumë nëse Mançester Siti do të arrijë apo jo, të konkretizojë gjithcka, sa i takon dëshirës për të pasur Leaon, që për momentin, duket se po shtrëngohet fort nga Milani.