Manchester City fiton Kupën e Anglisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City rrembyer të gjithë trofetë sezonalë në Angli.

Pas fitores së titullit në Premier League, Kupës së Ligës dhe “Community Shield”, skuadra e Pep Guardiolës ngriti edhe trofeun e fundit të këtij viti, Kupën e Anglisë, duke bërë historinë në futbollin anglez, pasi është skuadra e parë që arrin të fitojë të katër trofetë kombëtarë brenda një viti.

Në “Wembley” të Londrës, Manchester City shkatërroi në finale Watfordin me rezultatin tenistik 6-0, duke regjistruar kështu suksesin e 6 të tij në këtë kompeticion.Manchester City pati një moment frike, kur Hornets për pak sa nuk i dha avantazhin skuadrës së Watfordit. Por, pas kësaj, gjithçka foli për kampionët e Anglisë, që nuk patën asnjë mëshirë për kundërshtarët e tyre.

Festivali i golave për Manchester Cityn u hap në minutën e 26 me David Silvën. Nuk kaloi shumë dhe Sterling dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë u erdhi radha De Bruyne dhe Gabriel Jesus të shënojnë sërish në portën e Watfordit, ndërkohë që Sterling shënoi edhe dy herë të tjera, për të fiksuar rezultatin 6-0 të Manchester Cityt në këtë finale./Top Channel/

Share This Article