Manchester City fiton me përmbysje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City e ka mundur 2-1 Aston Villën. Ka shkuar në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë se Manchester United, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pas humbjes nga Leeds United, City i Pep Guardiolës ka marrë pikët e plota në udhëtim te Aston Villa, duke triumfuar 2-1.

City e nisi keq takimin, duke pranuar gol që në minutën e parë, John McGinn realizoi për 1-0.

City reagoi me golin e Phil Foden, që në minutën e 22-të barazoi rezultatin në 1-1.

Para se skuadrat t ë shkojnë në pushim shënoi edhe Rodri, golin e përmbysjes dhe të fitores për 2-1, pasi 45 minutat e pjesës së dytë nuk u tund më rrjeta.

City dhe Villa e mbyllën takimin me nga 10 lojtarë.

Për Cityn Stones u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 40’, derisa për Aston Villën u përjashtua Matty Cash pasi mori dy të verdhë për tre minuta, në min 54’ dhe 57’.

City ka shkuar në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë se Manchester United, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Share This Article