Manchester City fiton për herë të parë Champions League!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kupa e Champions League shkon për Manchester City! Fitoren përballë Inter, skuadra britanike e mori falë një goli të shënuar nga Rodri në minutën e 68’.

Finalja e Champions u luajt në Stamboll dhe kjo është hera e parë që Manchester City e fiton këtë trofe.

City e mbyll kështu edicionin me tripletë titujsh. Përveç Champions League, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar këtë sezon Premier League-n dhe Kupën FA. Kjo ishte hera e dytë në 3 vjet që City shkonte në finalen e Champions League. Në vitin 2021, ata humbën përballë Chelsea-t.

Në Angli deri më tani ishte vetëm Manchester United që kishte arritur të fitonte tripletën. City shkoi në finale me rezultate shumë të mira pasi në 26 ndeshjet e fundit kishte humbur vetëm 1 herë. Ndërsa në Europë ka fituar 7 nga 12 sfidat

Share This Article