Manchester City pret biletën e fundit që ishte në lojë për në fazën gjysmëfinale të FA Cup. Citizens, sikurse pritej, eliminuan Newcastle United, duke e mposhtur 0-2 brenda në “St. James Park”.
Kevin De Bruyne shënoi golin e parë me 11-metërsh në minutën e 37-të, ndërsa eliminimin e Newcastle e vulosi Raheem Sterling me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës në minutën e 68-të.
Projektohen dy gjysmifinale të zjarrta për këtë trofe të rëndësishëm në Angli. Shorti i hedhur gjatë pushimit të ndeshjes, ka vënë përballë Manchester United me Chelsea-n dhe Arsenalin me Manchester City-n (fituesin e çiftit Newcastle – City).
Kujtojmë që tri përplasjet e mëparshme të këtij sezoni me “Djajtë e Kuq” Chelsea i ka humbur. Edhe më i rëndë bilanci i “topçinjve” ndaj City-t, me skuadrën e Guardiolës që i ka fituar 7 përballjet e fundit.
Gjysmëfinalet e FA Cup:
Manchester United – Chelsea
Arsenal – Manchester City