Manchester City ka shënuar fitore ndaj Schalke 04, me rezultat 2-3.
Në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Ligën e Kampionëve, City ka kaluar në avantazh i pari, me golin e shënuar nga Aguero (18’). Gjermanët nuk u dorëzuan duke arritur të barazojnë dhe të kalojnë në epërsi me dy golat e shënuar nga Bentaleb nga pika e bardhë (38’ dhe 45’). Por City e ka rikthyer epërsinë, së pari duke barazuar me golin e Sane (85’) dhe ka kaluar në epërsi me golin e Sterling (90’).
Me këtë fitore, City thuajse ka siguruar kualifikimin e mëtejmë, pasi në ndeshjen e kthimit i pret gjermanët në shtëpi dhe do ta ketë më të lehtë.