Manchester City mposhtet nga Wolverhamptoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Wolverhampton Wanderers ka arritur që ta mposhtë Manchester Cityn me rezultat 3 – 2.

City që nga minuta e 12 e ndeshjes ka qenë pa një lojtar, pasi Ederson është ndëshkuar me karton të kuq, transmeton Koha.net.

Por kjo nuk e ka ndaluar Sterlingun, pasi ka shënuar 2 herë në portën e Wolberhamptonit, njërën në minutën e 25-të dhe tjetrën në minutën e 50 të ndeshjes.

Wolberhamtoni edhe pse ka qenë duke humbur 2 me 0 nuk është dorëzuar dhe ka arritur që ta rikthejë ndeshjen në 3 me 2 në favorë të vetin.

Adama Traore në minutën e 55 ka shënuar, duke zvogëluar epërsinë në 1 me 2.

Pas tij, Raul Jimenez ka barazuar rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Matt Doherty.

City pas humbjes së sotme ka dal në pozitën e tretë me 38 pikë në Premier Ligë, pas Leicesterit, i cili ka 39 pikë.

Ndërsa vendin e parë e zë Liverpooli me 52 pikë.

Share This Article