Manchester City ka shënuar fitore minimale ndaj Leicester Cityt, në ndeshjen e zhvilluar në Premierligë.
Për Manchester Cityn, kjo ishte sfidë e madhe, pasi në rast të gabimit, Liverpooli do ta mbante pozitën e parë në Premierligë.
Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Vincent Kompany (70’), që i ka mjaftuar Cytit që të shënojë fitoren e vlefshme. Liverpool që përkohësisht mbante pozitën e parë, tani ka kaluar në pozitën e dytë.