Manchester City shkatërron Juventusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City shkatërroi Juventusin me rezultatin 5-2, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit G.

Avantazhit të sitizëns me Doku, i’u përgjigj Koopmeiners, por autogoli i pafatë i Kalulu i hapi rrugën goleadës së anglezëve.

Haaland shënoi sapo hyri në fushë në pjesën e dytë, ndërsa pas tij festoi edhe Foden.

Golit të dytë të italianëve me Vlahovic, City i’u përgjigj edhe me rrjetën e pestë të realizuar nga Savinho dhe kandidohet si pretendent për trofeun.

“Treguam se mund t’i përsërisim sukseset e dekadës së fundit, ku kemi realizuar arritje të jashtëzakonshme. Mua, por edhe vetë lojtarëve, na u krijua ideja se mund të konkurrojmë në nivele të larta”, tha trajneri Guardiola.

Me fitoren e arritur, Manchester City shkon në krahun e majtë të tabelës në fazën me eliminim direkt dhe do të luajë përballë Al Hilal të Inzaghi-t.

Në rast kualifikimi, në rrugën e tyre do të jetë edhe Interi.

Ndërkohë, Juventusi do të sfidojë gjigandët e Reali të Madridit, që fituan Grupin H pas suksesit 3-0 ndaj Salzburg.

Vinicius, Valverde dhe Gonzalo Garcia i dhanë fitoren ekipit të Xabi Alonsos.

Share This Article