Manchester City sjell eksperiencën në Shqipëri, praktika me trajnerët e Tiranës dhe Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Projekti i klubit të Manchester City-t për Shqipërinë, në bashkpunim me qeverinë shqiptare, po nis të marrë formë. Të enjten në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, do të organizojnë një trajnim për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës dhe Durrësit të grupmoshave nga 9-11 vjeç, ku do të prezantohen me filozofinë dhe praktikat e trajnimit të klubit gjigand anglez, njëkohësisht kampionët e Europës në fuqi.

Ky trajtim do të nisë fillimisht me bazë teorike, ku trajnerët do marrin këshillat e tyre mbi lojën që praktikohet në akademinë e Manchester City-t. Më pas do ketë një seancë demonstrative në fushën e lojës, për të kuptuar më qartë atë që synon të arrijë klubi anglez.

Manchester City është një klub që përtej trofeve dallohet shumë edhe për mënyrën e lojës. Jo më kot në drejtimin e këtij klubi është një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit si Manchester City.

Share This Article