Manchester City vazhdon me fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka vazhduar me fitore, duke ju ofruar në vetëm katër pikë liderit të Premier Ligës, Liverpool.

City sonte kanë arkëtuar tri pikët e radhës, pasi që kanë mposhtur Wolverhampton me rezultat 3-0 në “Etihad Stadium”.

Pjesa e parë u dominua nga City dhe ata erdhën në epërsi që në minutën e 9-të me anë të Jesus.

Wolves në minutën e 20-të ata mbeti pa mbrojtësin Willy Bony, i cili u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në Bernardo Silvas.

City vazhdoi me lojën e mirë dhe e thelloi epërsinë para se të shkon në pushim të pjesës së parë. Ishte përsëri Jesus që kësaj radhe shënoi nga penalltia në minutën e 39-të.

City e dominoi ndeshjen edhe në pjesën e dytë por nuk arriti të shënoi më shumë se një gol, e që ishte autogoli i Conor Coady në minutën e 78-të.

Me këtë fitore City ngjitet në kuotën e 53 pikëve, katër me pak se Liverpool në vendin e parë. Ndërkaq, Wolves mbetet në vendin e 11-të më 29 pikë.

Share This Article